Ish-ministri i PS Arben Malaj ka folur lidhur me shtyrjen e seancës në Gjykatën Kushtetuese, sa i takon shqyrtimit të kërkesës së bërë nga 28 deputetët e opozitës për VKM e qeverisë, për konfiskimin e pronave.

Në rubrikën “Opinion” në News24, ai tha se fillimisht do duhej të kishte një reagim nga Kushtetuesja, ku të sqarohej arsyeja e shtyrjes së seancës.

Sipas tij çdo shtyrje mund të sjellë pasoja, si në rastin e fundit, kur kreu i qeverisë në mënyrë arbitrare dërgoi fadromat një nga godinat e “Prestige Resort”.

Malaj tha se nëse pushteti përqendrohet vetëm në dorën e mazhorancës, atëherë kjo e kthen vendin në një qeverisje arbitrar dhe të rrezikshëm.

“Zakonisht do ishte mirë që të bënte njoftim publik përse e shtynë. Pasojat e rënda që ka krijuar ky qëndrim arbitrar i qeverisë ndaj bizneseve, dhe përdorimi i masave kaq agresive që nuk mund të bëhen pa vendim gjyqësor, është i domosdoshëm dhe çdo vonesë mund të cenojë…

Duke parë dhe se çfarë ndodhi dje në “Prestige Resort”, qeveria mund të vazhdojë të krijojë akoma më shumë dëme që nesër do kthehen në gjoba dhe penalitete, që do t’i paguajnë taksapaguesit e saj.

Ndarja e pushteteve është thelbi i demokracisë, në rast se i gjithë  pushteti shkon tek mazhoranca kjo e bën qeverisjen e vendit arbitrare dhe të frikshme”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: