SHBA

Këngëtarja Fifi është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram ajo ka zbuluar më shumë për ardhjen në jetë e djalit të saj, të cilin ka vendosur ta mirëpresë në SHBA.

Dhe sigurisht nuk kanë munguar pyetjet për bebushin. E pyetur nëse e ka zgjedhur emrin e tij, artistja është përgjigjur me ‘Po’ por nuk e ka zbuluar emrin.

E për të shuar kuriozitetin e vajzave, këngëtarja ka zbuluar se ka shtuar 14 kilogramë nga pritja e ëmbël.

Sakaq, ajo ka treguar se në muajin e fundit të shtatzënisë ndihet e lodhur, por shton se harron gjithçka pasi e di që ‘po sjell në djalë në tokë’.

Duke u ndalur te lindja Fifi tregoi se ka frikë sepse është shtatzënia e saj e parë. “Sado që dukem e fortë dhe burrneshë, përpara kësaj situate u dorëzonkam”.-shkruan ajo.

Ndjekësit e kanë pyetur edhe për dasmën, për të cilën Fifi tha se dëshiron që të vishet me fustan të bardhë si çdo vajzë. Por, shkruan se nuk e bën një letër martesën dhe nuk e vendos as jetën.

“Normalisht që dua të martohem, por jo domosdo. Unë dhe Adisi respektojmë njëri-tjetrin, e kuptojmë, e dëgjojmë, e bisedojmë çdo gjë bashkë. E kemi gjetur gjuhën e dashurisë dhe mirëkuptimit që është shumë më e rëndësishme se një nënshkrim në komunë a bashki.”-sqaron Fifi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb