Epo lulet nuk mund të dalin kurrë nga moda. E kemi fjalën për detajin e luleve nepër veshje të ndryshme, sidomos në veshjet verore. Kohëve të fundit kemi parë se si moda ka përqafuar ringjalljen e trendit të viteve 2000, ‘rosette’.

Në fakt që nga dalja e Princeshë Diana-s me kapele dhe një trëndafil rozë në kokë e deri te karfica me lule vjollcë e Carrie Bradshaw, lulet kanë qenë të pashmangshme në botën e modës. Edhe këtë vit, lulja është përshtatur me fustane të gjata elegante, kravata elegante në qafë dhe bizhuteri të tjera të frymëzuara nga lulet, të veshura edhe nga Hailey Bieber, Zendaya, Rihanna dhe një sërë yjesh të njohur.

Madje edhe vajzat e showbizit tonë kanë veshur veshje të ngjashme, si Arbana Osmani, Cindy Marina, Xhensila Myretzaj e një sërë emrash të tjerë. Më poshtë do të mund të gjeni disa nga modelet e luleve që kanë trendi në këtë sezon veror.

Më poshtë do të mund të gjeni disa nga modelet e luleve që kanë trendi në këtë sezon veror.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: