Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu komentoi sulmin e armatosur të ndodhur në aktivitetin e organizuar në SHBA, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Sulmi i armatosur ndodhi në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku ndodheshin Trump, por dhe zyrtarë të lartë të administratës.

Ai theksoi se procesi i kontrollit është shumë i imtësishëm, ndërsa autori ka tentuar të hyjë forcërisht. Mediu u shpreh se një nga oficerët që ka tentuar ta pengojë autori i ka qëlluar, por oficeri ka shpëtuar sepse ka pasur jelekun antiplumb.

“Autori ka tentuar të hyjë forcërisht në mënyrë të dhunshme, ka qëlluar një nga oficerët e sigurisë që ka tentuar ta pengojë dhe më pas është kapur. Por qartësisht është një alarm i madh sepse është rasti i tretë është një atentat kundër presidentit Trump”, u shpreh Mediu.

Gjatë diskutimit në studio, Mediu u shpreh: “Retorika e nxitur edhe nga grupe të caktuara, e ndanin shoqërinë në dy pjesë dhe ky hendek në shoqërinë amerikane është bërë edhe më i madh. Ka humbur ajo lloj politike që më tepër ka tentuar të funksionojë në mënyrë të përbashkët që ka funksionuar deri dje në politikën amerikane. Me ardhjen e Trump, mund të thuhet se është një politikan i lexueshëm, por edhe i paparashikueshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb