Një incident është raportuar në Delvinë. Drejtori i ‘Delvina gaz’ prej 3 ditësh ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës.
Babë e bir, Bledi dhe Enis Ali, Miri Bajrami dhe Ender Meleqi, ky i fundit nipi i nënkryetares së bashkisë së Delvinës Brunilda Meleqi, e kanë goditur drejtorin e “Delvina gaz” me levë në kokë.
Si pasojë e plagëve të mara Kristo Dhima, ndodhet në spital me 7 të qepura në kokë.
Ndërkohë kjo ngjarje e rëndë është mbajtur e fshehtë nga policia, por burimet bëjnë të ditur se Dhima është goditur me leve në kokë nga 5 personat me qëllim për ta vrarë. Gjithashtu sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për influence brenda kompanisë “Delvina gaz”.
Incidenti i rëndë nisi si një provokim, fillimisht me makinëm për xhamin e pasqyrës dhe përfundoi në dhunë e tentative vrasjeje. Bledi Ali është hoxhë dhe duke menduar se është person me influence e mbështetje, merr përsipër sulmin me leve, ndërkohë që krimi është kryer nga Miri Bajrami.
Shefi i komisariatit me urdhër të shefave të lartë të policisë shoqëroi hoxhën dhe të birin, por i liroi për 30 min. duke e klasifikuar ngjarjen si sherr ordiner.
Ngjarja ka ndodhur të enjten (22 qershor) dhe akoma dhe sot policia nuk ka një njoftim zyrtar.
Viktima e dhunës Kristo Dhima ka njolle gjaku brenda kafkës dhe ende mjeket nuk japin garanci për jetën e tij. Sakaq, për ngjarjen ka dhënë një deklaratë edhe administratori i kompanisë “Delvina gaz”, zoti Kastriot Bega.
Deklarata e administratorit të kompanisë “Delvina gaz”, z.Kastriot Bega.
Duke parë përpjekjet për deformimin e raportit mjeko-ligjor, nëpërmjet presionit mbi mjekun Arjan Taka, nga Agron dhe Arjan Myrtaj, kushërinj dhe miq te hoxhës Bledi Ali (organizator i grupit për vrasjen e Kristaq Dhimës), “Delvina gaz” do ta dërgoje pacientin e dëmtuar ne Tiranë për të marrë një raport ekspertize të qartë. Cilido që do bëjë deformime me këtë proces do të përgjigjet para prokurorisë pas denoncimit tonë.
(BalkanWeb)
