Nga: ZONJA VJOLLCA*
2 kunguj
1 karrotë
4 feta proshutë spek
1 thelpi hudhër
½ spec djegës
2 lgj uthull balsamike
1 lk sheqer
2 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Fillimisht përgatisim salcën marinuese duke trazuar hudhrën të grirë imët, specin djegës, uthullën balsamike, pak sheqer, vaj ulliri, kripë dhe piper të zi. E përziejmë mirë dhe e lemë mënjëanë. Ndërkohë kungullin dhe karrotën e presim në shirita të hollë dhe i vendosim në një pjatë. Kalojmë për pak minuta proshutën në tigan derisa të bëhet krokante dhe e vendosim në pjëtë mbi perime duke e spërkatur në fund sallatën me salcën e pergatitur.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
