Përveç ndarjes së çmimeve për lojtarë dhe lojtare, “Mbrëmja Gala e më të mirëve të vitit” ishte shumë e rëndësishme edhe për lojtarët e Kombëtares. Të gjithë futbollistët e Përfaqësueses u pajisën me pasaporta diplomatike, teksa Kryeministri Rama ia dorëzoi të parit Elseid Hysajt.

Nuk munguan as batutat mes Hysaj-t dhe numrit një të qeverisë. Më pas, Hysaj tha: “Dua t’ju falënderoj të gjithëve, Kryeministrin që mbajti fjalën për pasaportat, pasi është emocioni i dytë shumë i madh për kualifikimin është kënaqësi edhe më e bukur me grupin që na ra. Kam shumë besim te çunat se do t’ja dalim dhe do të bëjmë surprizën në Gjermani”.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: