Me debate të forta po shoqërohet mbledhja e Komisionit Hetimor për çështjet e Shëndetësisë.
DEBATET
Bilali: Jam doktoreshë shkencash, Kam ardhur në këtë komision për të përfaqësuar PS-në.
Vokshi: Po bëni show.
Bilali: Ju e drejtoni këtë komision. Unë e kërkoj nga ju, nuk po sugjeroj, që si drejtuese e Komisionit të vendosni një standard për të gjithë ne. Në vijim e tutje këto epitete, krahasime, mos të ishin për asnjë nga palët.
Zhupa: Siç je ti doktoreshë shkencash, jam edhe ju, por jiu po silleni si grup i strukturuar kriminal. Po mbroni njërit-tjetrin për të mos zbatuar ligjin. Këtë krahësim do ta keni gjithmonë për aq kohë sa do të shkelni ligjin dhe do të mundoheni që të mbroni njëri-tjetrin.
Vokshi: Këto do të jetojnë të gjithë dhe ata që kanë ngrënë kumbulla, apo mandarina. Ato kanë vepruar si grup kriminal, ndaj mos u bëni mburojë e këtij abuzimi. Nëse dilni mburojë e këtij grupi të strukturuar kriminal, ndaj ju bëheni palë. Mos e mbroni korrupsionin. Edi Rama do thirret dëshmitar sepse është pas koncesioneve, është koka e grupit të strukturuar kriminal. Do ta dëshmojmë në këtë komision.
(BalkanWeb)