Recete nga znj Eneida
Përbërësit
1 pulë mesatare
400 gr oriz
50 gr gjalpë
4 lugë vaj ulliri
Kripë
Përgatitja
Pulën e ndajmë në racione dhe e kalojmë në tenxhere. E mbulojmë me ujë dhe e vendosim të ziejë.
Orizin e shpëlajmë mirë që t’i heqim amidonin dhe të bëhet kokrra kokrra pas zierjes.
Në një tenxhere skuqim orizin në vaj dhe gjalpë. Shtojmë 2-fishin me lëng mishi dhe kripën. I lëmë të ziejnë. Kur uji të avullojë dhe mbi pilaf të krijohen gropëzat, fikim sobën, e mbulojmë me pecetë tenxheren dhe vendosim kapakun mbi të. E lëmë derisa të ftohet pak dhe e shërbejmë.