TIRANE – Pak ditë më parë i ka habitur të gjithë teksa na ka prezantuar me vajzën e tij njëvjeçare, Vesa. Në fakt Kreshniku, përgjatë daljeve të tij publike fliste për jetën e tij private, por me sa duket ka zgjedhur të mos flasë për vajzën e tij.
Më poshtë ai na ka shpjeguar se pse ka bërë këtë zgjedhje, duke u paraqitur në “Big Brother” si beqar dhe pa angazhime. “Duke e ditur se me çfarë janë përballur banorët e tjerë që publikuan fëmijët brenda dhe jashtë suksesit, unë vendosa që këtë ta largoj dhe se Vesa ime të jetë e qetë.
Mendova shumë herë dhe vendosa, sepse e desha vajzën time vetëm për vete dhe për askënd tjetër”, është shprehur djaloshi nga Peja. Por për “Bluetooth” ai tregon se vajzën e ka me ish-bashkëshorten e tij, me të cilën sot e lidh vetëm vajza.
“Nënë biologjike e Vesës është ish-bashkëshortja ime. Me ish-bashkëshorten kemi marrëdhënie normale, ajo jeton jetën e saj, unë timen. Ne na bashkon vetëm Vesa, asgjë më shumë”, – përfundon Kika.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)