Ervin Gonxhi, violinist, kompozitor, producent muzikor i ftuar në Vila24 në News24 erdhi në një rrëfim për muzikën dhe familjen.
Ai tregoi se po mendon të largohet nga Shqipëria për shkak të aktualitetit social që vendi ndodhet.
“Të them të drejtën me gjithë këto ngjarje e lajme që dëgjoi jam duke menduar të largohem nga Shqipëria.
Shqipëria është e bukur por nuk jemi ne të mirë, kam frikë të më rritet djali këtu, ndaj po mendoj të largohem”- tha Gonxhi për NEWS24.
