Po zhvillohet dita e 3-të e Lojërave Olimpike në Paris. Sa i përket medaljeve, Australia ka dominuar në garat e notit dhe udhëheq renditjen medaljeve me pesë të tilla duke mbajtur provizorisht vendin e parë, pasi ka fituar tri të arta dhe dy të argjendta.

Në vendin e dytë vjen Kina me dy të arta dhe një të bronztë. SHBA-të mbajnë vendin e tretë me pesë medalje: një të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta. Medalje të arta deri më tani kanë fituar edhe Franca, Belgjika, Japonia, Kazakistani, Gjermania dhe Hong Kongu.

Renditja Medaljet
 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb