Bahtjar Bajraktari, i njohur ndryshe me emrin artistik Dj Crax, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës së bashku me reperin Noizy, për sherrin e ndodhur disa ditë më parë në Pejë ku u dhunua rëndë personazhi i TikTok Medi Iseni.

  • foto galeri

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai fillimisht u kërkoi ndjesë familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij për rastin e fundit, ndërsa theksoi se ai “nuk është kriminel”.

Sipas tij kjo është një padrejtësi që po i bëhet atij dhe mikut të tij, Noizyt.

“Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë gjënë e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do bjerë në vendin e vet.

Ne nuk kemi lënë vend për dhunë as sot, as dje dhe as nesër, puna jonë ka qenë dhe do të jetë e pastër duke mos ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha duke ju shmangur problemeve gjithë kohës”, u shpreh ndër të tjera ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb