Nga: ZONJA VJOLLCA*
700 gr kërpudha
½ qepë
3 lgj vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
½ tufë majdanoz
150 ml pana
100 ml verë të bardhë
Kripë
Piper të zi

Për mbushjen e kërpudhave:
50 gr djath parmixhano
100 gr djath i bardhë
100 gr djath kaçkavall
125 gr mocarela
50 gr gjalpë

Fillimisht në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën të grirë në kubikë të vegjël, shtojmë hudhrat e grira imët dhe bishtat e kërpudhave të prera në kubikë të vegjël. I kaurdisim për 3-4 minuta dhe i shuajmë me verë të bardhë. Pasi alkooli të fillojë të avullojë shtojmë panën, kripë, piper të zi dhe majdanoz të grirë imët. E lemë salcën e kërpudhave të ziejë për 5-8 minuta derisa të mpikset pak. Shtojmë kërpudhat që do të mbushim i përziejmë që të marrin shijen e salcës dhe i lemë të ziejnë për 5 minuta.
Largojmë tiganin nga zjarri dhe fillojmë mbushim kërpudhat fillimisht me djath të bardhë, më pas me djath kaçkavall, mocarela dhe pak gjalpë trazuar me majdanoz. Në fund i spërkasim kërpudhat me djath parmixhano dhe i vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 10-15 minuta duke kaluar pjekjen vetëm nga sipër në 7 minutëshin e fundit.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb