Janë paraqitur sot në GJKKO, 2 ish-CEO-t kinezë të kompanisë Bankers Petroleum, Hongping Xiao dhe Lianyi Wang në kuadër të procedurës së vendosur nga gjykata pas masës ‘detyrim paraqitje’. Masa nga ‘arrest në shtëpi’ u caktuan më 1 prill në ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Kujtojmë se aksioni në “Bankers Petrolium Albania” u krye nga Prokuroria e Fierit më 2 korrik, e cila ekzekutoi 10 masa sigurie ndërsa në kërkim mbeten ende 4 persona të huaj.

Dyshohet se kompania ka bërë deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë të madhe.

Gjatë periudhës 2004–2024 kompania kineze akuzohet se ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 mln euro, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: