Serena Williams ka postuar foto në plazh me vajzën e saj të vogël. 43-vjeçarja ish-teniste zgjodhi një palë bikini leopardi të argjendtë për këtë rast, duke treguar se nuk i ka humbur asgjë nga silueta e saj.
Siç ka shpjeguar edhe në mbishkrimin e fotove, noti në plazh ka qenë dëshira e vajzës së saj të vogël. “Ajo donte që ne të notonim në oqean.” “Nuk mund të thoja jo”, ka shkruar Serena Williams.
Ish-tenistja dhe vajza e vogël e Alexis Ohanian, Andira River, është 18 muajshe, ndërsa çifti ka edhe një vajzë më të madhe, 7 vjeçe, Alexis Olympia Ohanian Jr. të cilën e quajnë Olimpia.
