Pas dorëheqjes së kryetarit Tërmet Peçi, Bashkia e Tepelenës ka tashmë një drejtues të ri.

Julinda Karteri, e cila mbante më parë postin e nënkryetares, është votuar sot unanimisht nga të 12 anëtarët e Këshillit Bashkiak për të marrë drejtimin e institucionit.

Ky zhvillim vjen pas largimit të Peçit, i cili synon një mandat si deputet në qarkun e Gjirokastrës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb