Andi Seferi, kandidati i Partisë Socialiste për deputet në listën e hapur të Tiranës, shprehu besimin dhe angazhimin e tij për Tiranën dhe Shqipërinë gjatë një interviste në Programin e Drekës në News 24. Ai theksoi se kontributi i tij në PS ka qenë i vlefshëm dhe se ka punuar shumë për përmirësimin e kryeqytetit dhe zhvillimin e tij.

“PS ka një ekip fantastik, që po bën punë për Tiranën dhe Shqipërinë. Kam dhënë kontribut për Tiranën dhe kam besimin se objektivi ‘Shqipëria 2030’ do të arrihet. Kur gjen mbështetje në skuadrën e PS, nuk di as vetë nëse të propozuan apo zgjodhe vetë të kandidoje” u shpreh Seferi. Ai theksoi se përvoja e tij, e fituar pas 10 vjetësh pune në Tiranë, ka pasur ndikim të dukshëm, duke u bërë pjesë e zhvillimit të qytetit.

Seferi, i lindur dhe rritur në Njësinë 2 të Tiranës, theksoi se vlera e tij e shtuar ka qenë angazhimi për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët, duke kontribuar për një qytet më të mirë dhe më të zhvilluar.

Andi Seferi: PS ka një ekip fantastik, që po bën punë për Tiranën dhe Shqipërinë. Unë kam dhënë kontribut për Tiranën. Unë kam besimin e palëkundur se PS, objektivin Shqipëria 2030 do ta rrijë. Kontributi im për PS ka qenë i vlefshëm. Kur gjen mbështetje në skuadrën e PS, nuk di as vetë nëse të propozuan apo e zgjodhe vetë të jesh kandidat. Unë kam 10 vite që punoj në Tiranë dhe kam dhënë kontribut kudo në kryeqytet.

Tirana është bërë tashmë një. Unë jam rritur tek njësia 2 dhe prindërit e mi kanë jetuar në kryeqytet. Vlera ime e shtuar ka qenë puna e bërë për Tiranën, kemi dhënë shumë që ky qytet të jetë më i mirë për qytetarët. Unë shpresoj që Veliaj të dalë i pafajshëm dhe Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: