Fit Station, News 24
Nelson Hysa boksieri shkodran ishte i ftuar në Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa ku ka folur për arritjet e tij, garën e radhës dhe familjen.
“Familja është pika ime e dobët, me ta jam më i dobët se duhet. Ata qeshin kur ju them por çdo gjë që bëj e bëj për ata të dy, u detyrohem shumë. Normalisht unë lë mungesa në shtëpi se jam 3 herë në ditë në stërvitje, nuk mund të jem 100% në shtëpi dhe ata më kuptojnë.
Çdo sukses ua dedikoj atyre dhe gjej rastin ti falenderoj. Djalin e kam marrë kur kam patur ndeshje te sheshi Skëndërbe pasi s’dua të jetë afër, në boks çdo gjë mund të ndodh. Ndërsa nusja është çdo ndeshje me mua, e kam madje kritike dhe diskutojmë për boksin”- tha Hysa për News24.
(Balkanweb)
