Albumi i ri i asaj që konsiderohet të jetë Mbretëresha e muzikës POP del në shitje në muajin mars, ndërsa në mesin e 19 këngëve të reja është edhe një duet me boksierin e njohur Mike Tyson.
Tyson ka incizuar këngën me Madonnën të titulluar ‘Iconic’, ndërsa në këtë album këndon edhe Nicky Minaj.
Versionin final i albumit, ‘Rebel Heart’, këngëtarja amerikane e ka incizuar në Londër, ndërsa data e sakt e publikimit pritet të jetë 10 marsi i këtij viti.
Ajo është producente e disa prej këtyre këngëve, ndërsa ka bashkëpunuar edhe me Kanye West.
Disa prej këngëve të saj, në versione jo finale tashmë janë shpërndarë në internet.
(da.xha/BalkanWeb)