Anne Hathaway tërhoqi vëmendjen në festën e ditëlindjes së 30-të të Gigi Hadid në New York City, të premten mbrëma.
Aktorja 42-vjeçare u shfaq elegante me një pallto blu maxi dhe një fustan mini të bardhë, që e kombinoi me taka argjendi dhe një çantë të shkëlqyer.
Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Adam Shulman, me të cilin ndante çaste të ëmbla duke mbajtur duart gjatë hyrjes në event, sipas mediave amerikane.

Gigi Hadid, protagonistja e mbrëmjes, mbërriti dorë për dore me partnerin e saj Bradley Cooper.
Modelja u pa me një unazë të artë në gisht, duke nxitur thashethemet për një fejesë të mundshme.
(BalkanWeb)
