Avokatja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Klodiana Gjyzari, ka deklaruar se dokumenti që vërteton dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është siguruar nga Fredi Beleri, pas një leximi të një artikulli në gazetë.
Sipas Gjyzarit, Beleri ka ndjekur një procedurë administrative dhe ka marrë vendimin e gjykatës për gjyqtaren, duke theksuar se kërkesa për këtë informacion është tërësisht ligjore.
Gjyzari ka theksuar gjithashtu se, sipas ligjit të dekriminalizimit, gjyqtarja Irena Gjoka kishte detyrim ta deklaronte dënimin e saj, dhe për këtë arsye, informacioni nuk është konsideruar privat.
Avokatja e kreut të PD Sali Berisha, Klodiana Gjyzari:
Gjyqtarja e GJKKO është e dënuar, dokumenti është siguruar nga Fredi Beleri, pas një leximi të një artikulli në gazetë. Beleri ka ndjekur një procedurë administrative dhe ka marrë vendimin e gjykatës për Irena Gjokën. Kërkesa është tërësisht ligjore, sepse zonja është gjyqtare dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit, duhet ta kishte deklaruar. Nuk është pra informacion privat për gjyqtaren.
(Balkanweb)
