Është mbyllur protesta e qytetarëve kundër qeverisë edhe sot më 29 nëntor.
Protesta ishte mjaft e fuqishme dhe ka zgjatur thuajse gjatë gjithë ditën, me qytetarët që janë përleshur me policinë.
Gjatë ditës së sotme, u plagos me plumb gome edhe deputeti i PD-së Kliti Hoti.
Ditën e sotme, u shënuan episode të dhunshme, duke shënuar kështu edhe mbylljen e tubimit të 184-t.
Protestuesit janë shprehur se nuk do të rreshtin së protestuari deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Ata deklarojnë se qeveria e kryesuar nga Rama ka sjellë në vend vetëm varfëri dhe e ka bërë jetesën thuajse të pamundur për qytetarët.
Qytetarët kërkojnë ndryshime të rëndësishme, pasi shtojnë se në vend nuk ka më të ardhme.
