Tronditet Hasi. Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Pla.
Viktima është identifikuar si Rushit Sallahu 34 vjeç, ndërsa autori Ylje Jaku 41 vjeç. Ky i fundit është prangosur nga policia, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.
Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i mëparshëm për çështje pronësie.
Policia: Arrestohet autori
Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shqiponja të DVP Kukës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)
