Tërmeti i fortë që goditi mëngjesin e sotëm Kretën nuk ndikoi vetëm tek njerëzit, por edhe tek kafshët.

Në një video të publikuar nga mediat greke dhe e regjistruar në Liqenet e Agios Nikolaos, shfaqet një mace që ecën qetësisht dhe duket se ndjen lëkundjet e tërmetit disa sekonda para se ato të fillojnë.

Në një moment, macja ndalet dhe fillon të shikojë rreth e rrotull, duke u munduar të kuptojë se çfarë po ndodhte, përpara se të nxitonte të fshihej.

Pas pak sekondash, toka fillon të dridhet. Tërmeti, me magnitudë 6.2 ballë, u ndje edhe në vende fqinje si Turqia, Libia dhe Egjipti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: