Një aksident rrugor është shënuar një ditë më parë në zonën e “Lungomares” në Vlorë, ku një 31-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një të moshuar në vendkalimin e këmbësorëve.

I plagosuri, një 78-vjeçar banues në Vlorë, është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është proceduar penalisht nga policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

  • T. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kaninë, pasi duke drejtuar automjetin në rrugën “Çamëria”, në Lungomare, ka aksidentuar në vendkalimin e këmbësorëve shtetasin K. Gj., 78 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: