ELBASAN- Moti i keq, me erë, reshje të forta e breshër ka shkaktuar dëme të shumta në bujqësi në qarkun e Elbasanit. Sipas raportimeve, një sasi e konsiderueshme breshëri ka rënë në disa zona, ndërsa trashësia e kokrrizave arrinte nga 3 deri në 7 cm.
Për pasojë në njësinë administrative Polis i Librazhdit janë dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme me grurë e misër si dhe pemët frutore, por edhe në zona të tjera.
(m.k/BalkanWeb)