Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, pasi SHBA-ja sulmoi centralet bërthamore iraniane. Udhëheqësi indian bëri thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve.

“Diskutuam në detaje për situatën aktuale. Shpreh shqetësim të thellë për përshkallëzimet e fundit.  Gjatë bisedës telefonike bëra thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve, për dialog dhe diplomaci si rrugë përpara për rivendosjen e paqes rajonale, sigurisë dhe stabilitetit”, shkroi Modi në X./REL

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb