Po mbahet në GJKKO seanca ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos. Gazetarja Klodiana Lala raporton se i prnaishëm në seancë është edhe babai i Leonard Dukës.

Ai ka deklaruar se Malkon nuk e njihte dhe me sa kishte dijeni as djemtë e tij nuk kishin kolnflikte me të.

“Në dijeninë time nuk e di nëse kanë patur probleme me Ervis Martinajn, unë nuk e njoh. Aleksandër Maxhaku është nipi im, djali i motrës, e thërrasim Leksi, Aleks varet. Kam shumë vite pa e takuar thuajse 6 vjet, nuk e di ku është. Dritan Again e njoh është nga vendi jonë, një stërmbesa jonë e ka burrë. E kemi deri diku tonin nuk është i huaj. Dritanin e kam parë djemtë e mi si çunat që rrinë. Oltion Lokën e kam parë, e njoh nga lagjja. Ai ka pas banuar në Shëngjergj. Olti i thërrisnin shkurt, nuk e di me kë rrinte nga çunat. Fatmir Dogja, e kam dëgjuar në televizor. Ilir Selmani e kam dëgjuar në TV por si person nuk e njoh. Blendi Teta, nuk e njoh e kam dëgjuar në media”, tha ai.

Babai i Leonard Dukës ka deklaruar se nuk e njeh shoqërinë e të birit.

“Merresha me tregti me biznesin tim, Leonardi ka patur biznesin e tij, me lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonte, nuk i jam përzier në punë djemve. Unë jetoj me bashkëshorten, ata jetonin vetëm me njëri-tjetrin. Ata rrinin me qera. I kam pas ndihmuar kur kanë qenë të vegjël kur u rritën filluan jetën e tyre. Kanë qenë të qetë, nuk më ka trokitur njeri në derë. Unë e di që djali paguante tatimet në shtet, ishte i rregullt. E kam takuar shumë rrallë. Ervis Martinajn e kam dëgjuar, as e njoh as e kam parë asnjëherë, në media e kam dëgjuar. Edhe emrin e Santiago Malkos e kam dëgjuar në media”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb