Anëtarët e jurisë në gjyqin e Sean “Diddy” Combs kanë informuar gjykatën se kanë arritur në një vendim pas një procesi kritik dhe të gjatë shqyrtimi. Muzikanti 55-vjeçar do të përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për akuzën e parë dhe më të rëndë, atë të formimit të një organizate kriminale me qëllim abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të grave.
Dje, më 1 korrik, juria i kishte thënë gjyqtarit se ata mbetën të palëkundur në pikëpamjet e tyre kundërshtuese mbi këtë akuzë, gjë që kishte çuar në rifillimin e shqyrtimeve. Megjithatë, sot, ata i dërguan një shënim gjykatës duke deklaruar se kishin arritur në një vendim.
Diddy u dërgua në një zonë të posaçme mbajtjeje pasi i kërkoi audiencës të “lutej për familjen e tij”. Juria kishte vendosur relativisht shpejt për katër akuzat e tjera dy për trafikim njerëzish për qëllime prostitucioni dhe dy për trafikim seksual
Akuzat lidhen me sjelljen e Diddy-t ndaj dy ish-partnereve: Cassie Ventura dhe një gruaje tjetër të përmendur në gjyq vetëm si “Jane”. Nëna dhe motra e Diddy-t janë në sallën e gjyqit, ndërsa gjashtë fëmijët e tij u larguan disa minuta para se të dërgohej shënimi i jurisë. Shpallja zyrtare e vendimit pritet brenda ditës.
(BalkanWeb)
