Përplasjet e ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit po përhapen me shpejtësi në akse të tjera kryesore të kryeqytetit.

Përplasje të fuqishme janë regjistruar pranë Bulevardit “Gjergj Fishta”, ku policia po ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Për t’i bërë ballë avancimit të forcave policore, protestuesit kanë ngritur barrikada të improvizuara në mes të rrugës.

Situata ka shënuar një tjetër përshkallëzim të rëndë te godina e Ministrisë së Financave, ku protestuesit i kanë vendosur zjarrin hyrjes kryesore të këtij institucioni. Flakët dhe tymi po përhapen te porta e godinës, ndërsa forcat e sigurisë po tentojnë të marrin kontrollin e zonës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb