Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në News24 ka komentuar humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar rezultatin zhgënjyes, veçanërisht në Tiranë.
Ai tha se PD nuk është pa faj dhe duhet të analizojë thellë gabimet e saj. Sipas Murrizit, partia ka nevojë për një “shkundje” të fortë dhe largim të drejtuesve aktualë.
Murrizi kërkon që strukturat drejtuese të zëvendësohen dhe të kalojnë në role dytësore.
Ish-deputeti i PD-sw Myslim Murrizi: Nuk e prisja këtë rezultat zgjedhor, sidomos për Tiranën. PD po vuan djegien e mandateve. Kur PS mori 60 bashki, bëri punësime të mëdha nëpër bashki, të cilët merren me këtë punën e zgjedhjeve. PD duhet të ulet dhe të analizojë situatën e vet. PD s’është pa faj vetë.
Nuk mund të shkosh tek qytetarët me ofertë detyruese, ose mashtruesin e Ramës ose mashtruesin tim. Nëse tek qytetari shikohesh me sy negativ, nuk është punë me zor. Nuk bëhesh në politikë se të ka qejf Berisha ose Rama. PD ka nevojë për shkundje. Të gjithë anëtarët e kryesisë, Sekretariati, nënkryetarë, drejtues duhet të qërohen dhe të rrinë në pozicione dytësore dhe tretësore.
(BalkanWeb)
