Eksperti i trajtimit të pronave, Valdrin Pjetri, deklaroi mbrëmjen e sotme gjatë emisionit “Log.” në News24, se rrënjët e konfliktit të përhershëm të shqiptarëve me pronat qëndrojnë në periudhën pas viteve 1990-1991.

Sipas tij, dokumentacioni për pronësinë para kësaj periudhe ka qenë i qartë dhe i saktë.

“Deri në vitet ’45-’91 dokumenti i pronësisë ka ardhur i plotë dhe i saktë. Prona, edhe pse ishte sekuestruar nga reforma agrare pas vitit ’45, nuk ishte tjetërsuar realisht. Përjashto rastet kur ishte ndërtuar ndonjë shkollë, vepër publike apo spital,” – tha Pjetri.

 

Eksperti theksoi se problemi thelbësor nisi me ligjin 7501, i cili shpërndau tokën bujqësore pas viteve ’90, por sipas tij, nuk e riktheu pronën tek i zoti.

“Problemet kryesore me pronat fillojnë pas vitit ’91. Ligji AMTP 7501 (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) për mendimin tim nuk e çoi pronën te i zoti. Ai krijoi një konflikt të ri dhe e thelloi më tej problemin e trashëgimisë dhe pronësisë,” – theksoi Pjetri.

Ai gjithashtu u ndal tek baza e dokumentacionit arkivor, duke sqaruar se deri në atë periudhë, regjistrat hipotekorë ishin të rregullt, ndërsa dokumentet historike që provonin pronësinë ruheshin në arkiva.

“Dokumentet e vjetra i mbante arkivi. Ne kishim thjesht regjistrat hipotekorë,” – shtoi ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb