Në orët e fundit, është folur për rikthimin e interesit të Juventusit për Karim Adeyemi-n, sulmuesin e kombëtares gjermane, i cili aktualisht luan për Borussia Dortmund.

Megjithatë, gazetari Fabrizio Romano raporton se pavarësisht kontakteve të reja me klubet italiane, Adeyemi tani synon të qëndrojë te Borussia Dortmund.

Ai është i lumtur te verdhezinjtë dhe deri më tani nuk ka pasur negociata transferimi me ndonjë ekip tjetër.

Ndërkohë, Juventusi vijon të kërkojë një lojtar, i aftë të bëjë ndryshimin në repartin e avancuar.

Bardhezinjtë aktualisht po vlerësojnë opsionet dhe emrat më të njohur mbeten Jadon Sancho i Manchester United dhe Francisco Conceiçao i Portos.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb