Dhjetëra persona u arrestuan të hënën në Nju Jork gjatë një demonstrate të organizuar nga një grup hebraiko-amerikan që mbështet të drejtat palestineze, raportoi Agence France-Presse.
Sipas organizatës Zëri Hebraik për Paqe, më shumë se 90 aktivistë u ndaluan nga policia gjatë protestës. Mes të arrestuarve ishte edhe Çelsi Mening, e cila gjatë shërbimit në ushtrinë amerikane i dorëzoi platformës WikiLeaks mijëra dokumente të klasifikuara ushtarake dhe diplomatike lidhur me luftërat në Afganistan dhe Irak. Për këtë veprim, Meningu vuajti shtatë vite burg.
Rreth 200 protestues bllokuan për më pak se një orë një rrugë kryesore në Manhatan, në shenjë kundërshtimi ndaj mbështetjes së vazhdueshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Izraelin.
Demonstruesit u mblodhën pranë zyrave të liderit të pakicës në Senat, Çak Shumer, dhe senatores Kirsten Gillibrand, të cilët i akuzojnë për kundërshtimin e një projektligji që synonte bllokimin e shitjeve të armëve amerikane drejt Izraelit.
🚨 Chelsea Manning among 100 arrested in NYC anti-war sit-in outside Schumer office.
April 13, 2026, New York, NY – Over 300 anti-war demonstrators staged a sit-in outside the Manhattan offices of Senators Chuck Schumer and Kirsten Gillibrand pic.twitter.com/FSLMPHFoop
— Global News & Geopolitics 🌍 (@GlobalNewsGeo) April 14, 2026
