Lady Gaga është ndaluar të hyjë në Kinë, pas takimit që këngëtarja ka bërë me Dalai Lama. Kështu shkruan e përditshmja britanike Guardian. Popstari amerikan dhe lideri shpirtëror janë takuar në Minneapolis të dielën e kaluar. Të dy kanë diskutuar për meditimin dhe shëndetin mendor. Videoja e takimit të tyre është postuar në facebook.

Reagimi i Pekinit ka qenë i menjëhershëm. Qeveria e ka cilësuar Dalai Lama ‘një ujk të veshur si prift’. Ndër të tjera sipas gazetës Hong Kong Apple Daily, departamenti i Propagandës kineze, ka ndaluar të transmetohen në media dhe në radio të gjitha këngët e Lady Gagasë.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb