Lidhur me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, autoritetet policore arrestuan dy autorë ndërsa u shoqëruan edhe disa persona të tjerë.
News24 mëson se gjatë operacionit për kapjen e Fatjon Bushgjokës, është shoqëruar edhe e dashura e tij.
Burime nga policia bëjnë me dije se vajza ndodhej në shoqërinë e Bushgjokës në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit.
Nga hetimet paraprake vajza nuk rezulton të jetë e implikuar në vrasje, por është mabjtur në vëzhgim për të gjurmuar lëvizjet e Fatjon Bushgjokës.
