Ish-prokurori Eugen Beçi, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, theksoi se në lidhje me çështjen “Partizani”, GJKKO ka gjetur lidhjen e kryeministrit Edi Rama me faktin penal, përderisa ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për ta thirrur atë në cilësinë e dëshmitarit.
Beçi tha se, fakti që GJKKO pranon pyetjen e dëshmitarit nga pala mbrojtëse tregon se kërkon të barazojë palët sa i takon provave që paraqiten.
I pyetur se çfarë ndodh nëse ai nuk paraqitet, ish-prokurori tha se këtë e shpjegon qartë kodi i Procedurës Penale.
Eugen Beçi: Gjykata fakti që pranon një kërkesë të mbrojtjes për të thirrur kryeministrin si dëshmitar, tregon se ka gjetur dicka interesante që e lidh ish-kryetarin e bashkisë me faktin penal.
E dyta, fakti që GJKKO pranon pyetjen e dëshmitarit nga pala mbrojtëse tregon se kërkon të barazojë palët sa i takon provave që paraqiten.
Sepse duhet ta thjeshtojmë, prokuroria shkon në gjykatë e thotë kam 10 shkresa dhe 10 dëshmitarë, cohet dhe mbrojtja e thotë kam 3 shkresa dhe 3 dëshmitarë.
Nëse kryeministri nuk shkon, hyn në lojë kodi i procedurës penale për rregullat e pyetjes së dëshmitarit. Gjykata pasi merr vendimin, njofton me fletëthirrje personin ku ndodhet dhe në raast se personi nuk paraqitet në ditën e caktuar për shkaqe jo objective, GJKKO urdhëron thirrjen e tij përmes policisë gjyqësore, faza tjetër është shoqërimi i detyrueshëm dhe shoqërimi I kësaj me një gjobë 30 mijë lekë.
