Duket se paralajmërimi i kryeministrit Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme ka gjetur zbatim menjëherë sa u përket lirimit të hapësirave publike.

Pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”, mjete të IKMT, shoqëruar nga forca të shumta të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë zbarkuar pranë për lirimin e hapësirave publike.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, autoritetet kanë rrethuar me shirit pjesën pranë stadiumit të futbollit, ku janë të vendosura karrige dhe tavolina të lokaleve e restoranteve që ndodhen në katin e parë të godinës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb