Besiktas pësoi disfatë 1-2 ndaj sllovakëve të Petrzalka, në një ndeshje miqësore. Goli i vetëm për ekipin turk u realizua nga Muçi, në minutën e 54-të.

Me një të djathtë tokazi nga brenda zonës, Muçi ndëshkoi kundërshtarin, duke dërguar topin pas shpinës së portierit.

Sulmuesi i Kombëtares përflitet për një largim nga Besiktas, por për momentin ende nuk ka ndonjë lëvizje. 24-vjeçari luan prej dy sezonesh te ky ekip.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb