Europa League luajti ndeshjet e kthimit çerekfinale.Pas suksesit 3-1 në ndeshjen e parë, Aston Villa fitoi 4-0 takimin e dytë ndaj Bolognas.

Pas barazimit 1-1 ndaj Betis në ndeshjen e parë, Braga pret një biletë për në gjysmëfinale, falë triumfit 2-4 në Spanjë.

Freiburg eleminon Celta Vigon, duke fituar të dyja sfidat. Në aktin e parë, gjermanët thyen spanjollët 3-0, ndërsa sonte e bënë diçka të tillë me shifrat 1-3.

Nottingham dërgon në shtëpi Porton. Anglezët mundën 1-0 portugezët, sakaq takimi i parë ishte mbyllur 0-0.

Në conference league, në gjysmëfinale kualifikohen Shakhtar Donetsk, Rayo, Crystal Palace dhe Strasbourg.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb