Këngëtarja e njohur Eleni Foureira ka folur për nënën e saj dhe vështirësitë që ajo  hasi gjatë rritjes së katër fëmijëve në kushte të vështira financiare. Këngëtarja foli se si ndryshoi perceptimi i saj për prindërimin pas lindjes së djalit të saj, Hermes, dhe si e kuptoi vlerën e nënës së saj.

E ftuar në emisionin “Partner me Sferën”, Eleni Foureira shpjegoi se që nga momenti që lindi djali i saj, ajo arriti ta kuptonte nënën e saj, e cila e rriti atë dhe vëllezërit e motrat e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht vështirësive që ajo hasi.

“Gjithmonë e kam dashur mamin tim, e respektoj, e kam pasur si heroinën time. Ajo rriti katër fëmijë në rrethana shumë të vështira “,tha ajo.

Gjatë rrëfimit të saj në studio ajo theksoi se nëna e saj i kishte rritur këngëtaren dhe vëllezërit dhe motrat e saj me shumë durim.

“Rreth një muaj pasi linda, i thashë se nuk mund ta besoja që kishte rritur katër fëmijë, pa para. Mbaj mend që nuk kisha me çfarë të luaja, duhej të qepja rrobat tona. Nuk mund ta besoja që na rrite kaq mirë, me kaq shumë durim. Atëherë e kuptova sa shumë më do mami im, është e mrekullueshme. Nuk ka dashuri të tillë”, përfundoi këngëtarja

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: