Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një rekord të ri bashkëpunimi me një nga platformat e mëdha online.
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka njoftuar se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X, për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potenacialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë.
Ky bashkëpunim parashikon një kanal të dedikuar për AMA-n në Platformën X, nëpërmjet të cilit do të komunikohet për çdo përmbajtje të dëmshme ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, me gjuhë urrejtje, përmbajtje që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut etj.
“Një mjedis i pastër dixhital, pa dhunë e urrejtje dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve apo komuniteteve është prioritet për ne, ka shkruar Krasniqi, ndërsa ka shprehur falenderimet për këtë bashkëpunim me platformën X.
(Balkanweb)
