BalkanWeb dhe News24 kanë siguruar fotot e dy motrave që humbën jetën tragjikisht nga aksidenti në aksin Sarandë-Delvinë, pasi automjeti ku ato udhëtonin u përplas pranë fshatit Vanë.
Rozina Dhimaku ndërroi jetë së bashku me motrën e saj Ela, duke e bërë dhimbjen edhe më të madhe për familjarët, të afërmit dhe të gjithë ata që i njihnin.
Motrat ishin nga Kopaçeza, fshat i Bashkisë Delvinë.

Rozina Dhimaku
Rozina Dhimaku ishte studente e Universitetit të Mjekësisë, në Tiranë.
Automjeti i aksidentuar drejtohej nga një prej motrave, Ela Dhimaku, ndërsa Rozina ishte pasagjere.

E plagosur nga aksidenti mbeti shoqja e tyre Antonela Zhupa e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës. Edhe ajo ishte pasagjere.
Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit, por dyshohet se automjeti i viktimave u përplas me një “Audi”.
(BalkanWeb)
