Kevi Norra është 23-vjeçari nga Gjirokastra, i arrestuar pas aksidentit tragjik të mbrëmjes të së dielës në aksin Sarandë–Delvinë me pasojë 2 viktima dhe një të plagosur rëndë.

Norra, i cili drejtonte automjetin tip “Audi”, rezultoi “shumë i dehur” gjatë testit të alkoolit. Përplasja e tij me automjetin tip “Lancia” u mori jetën dy vajzave nga familja Dhimaku, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa mbeti e plagosur dhe u transportua për trajtim në Tiranë.

Whatsapp Image 2025 08 25 At 10.59.24 (1)
Whatsapp Image 2025 08 25 At 10.59.24 (1)

Sipas policisë, “ky shtetas, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe”. “Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se shkaktari i aksidentit ishte specialist në Ministrinë e Brendshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb