Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Delvinë-Sarandë.
Mësohet se shkaktar i aksidentit ka qenë 23-vjeçarin Kevi Norra i cili është arrestuar nga policia. I riu po lëvizte me automjetin e tij tip “Audi” në krah të kundërt duke shkaktuar përplasjen fatale me makinën “Lancia” ku udhëtonin motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, bashkë me shoqen e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe.
Përplasja rezultoi fatale dhe 2 motrat humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 24-vjeçarja mbeti e plagosur dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
BalkanWeb mëson se 23-vjeçari Kevi Norra është specialist në sektorin e logjistikës në Drejtorinë e Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme.
(BalkanWeb)
