Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për reformë të thellë të pushtetit vendor, edhe Bashkia Cërrik ka nisur zbatimin e këtij procesi transformues duke ndërmarrë hapa konkretë në ristrukturimin e drejtuesve të njësive administrative dhe sektorëve të tjerë kyç në shërbim të qytetarëve.

Në këtë kuadër, një pjesë e konkurseve tashmë janë zhvilluar dhe kanë nisur emërimet e para në pozicionet drejtuese. Deri më tani, në dy nga katër njësitë administrative të Cërrikut janë përzgjedhur dhe emëruar drejtuesit e rinj.

Në njësinë administrative Klos, Elis Duzha ka marrë detyrën në vend të Arjan Griba, ndërsa në njësinë Gostimë, Eneo Taçja ka pasuar në këtë detyrë Gëzim Kadiu.

Enea Taçja
Enea Taçja

Enea Taçja, Administator i Njësisë Klos

Ndërkohë, Njësia Administrative Mollas do të vazhdojë të drejtohet nga Xhevdet Sade, i cili mban këtë detyrë prej një viti, po ashtu si edhe Njësia Administrative Shalës, ku drejtimin e vijon Brunilda Kurti.

Brunilda Kurti
Brunilda Kurti

Brunilda Kurti, Administratore e Mollasit

Përtej nivelit të Njësive Administrative, janë bërë ndryshime edhe në drejtori të rëndësishme brenda strukturës së Bashkisë Cërrik. Drejtoria e Shërbimeve Publike i është besuar Olti Bozi, një profil me eksperiencë dhe energji për të përmirësuar ndjeshëm shërbimet ndaj komunitetit.

Ndërsa në krye të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit është komanduar Florian Qosja, një emër që vjen me angazhimin për rritjen e gatishmërisë dhe profesionalizmit në këtë sektor jetik. Procesi i riorganizimit nuk ndalet këtu. Sipas burimeve zyrtare nga Bashkia, në fillim të muajit shtator pritet ndrysime të tjera si edhe do të emërohen edhe dy nënkryetarët e rinj, duke kompletuar kështu fazën e parë të reformës administrative në nivel vendor.

Kryetari i Bashkisë Cërrik Andis Salla ka deklaruar se të gjitha emërimet dhe ndryshimet po kryhen në mënyrë tërësisht transparente, duke respektuar procedurat ligjore dhe në përputhje me nevojat e komunitetit për një administratë më funksionale, më efikase dhe më të afërt me qytetarin.

Ky riorganizim synon jo vetëm një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore, por edhe një rritje të standardit të shërbimeve publike, duke e bërë administratën vendore më dinamike dhe më të përgjegjshme për sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb