Dimal Basha është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në fjalimin e tij të parë nga salla e Kuvendit, Basha falënderoi deputetët që e votuan.

“E ndjej nderin për votën dhe mbështetjen tuaj, njëkohësisht e ndjej edhe përgjegjësin që më është dhënë. Ky institucion është zemra e demokracisë tonë, vendi ku përfaqësohen zërat e të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica, liria dhe shteti ynë janë më të mëdha se çdo interes i përveçëm”, tha ai.

Basha bëri më tej thirrje për lënien mënjanë të ndasive dhe bërjen bashkë në një kohë kur e kërkon interesi i vendit.

“E ndjej nderin për votën dhe mbështetjen tuaj, njëkohësisht e ndjej edhe përgjegjësin që më është dhënë. Ky institucion është zemra e demokracisë tonë, vendi ku përfaqësohen zërat e të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica, liria dhe shteti ynë janë më të mëdha se çdo interes i përveçëm”, tha ai.

I bindur se ashtu siç ishim bashkë sa herë ka qenë në pyetje kombi ashtu do të qendrojmë edhe përballë Serbisë, që ka pretendime territoriale ndaj shtetit tonë! Bëj thirrje për një Serbi të demokratizuar që na njeh si shtet të pavarur dhe në ndërtimin e gjeneratave mbi tolerancë.

Jemi për ndërtimin e urave, qofshin ato fizike ashtu edhe në komunikim.

Si kryetar i Kuvendit pres të kemi dallime sepse e tillë është demokracia, por pres të bëhemi bashkë kur e kërkon interesi kombëtar. Pre të shoh debat po gjithmonë të udhëhequr drejt një Kosovë të fortë”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb