Kreu i PD Sali Berisha, pasi ka përfunduar procesin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, ka dhënë edhe një konferencë për shtyp.

Mes të tjerash Berisha ka deklaruar se Endri Fuga është arratisur. Sipas kryedemorkastit, Fuga është thirrur nga Prokuroria e Posaccme në lidhje me restorantin në pronësi të tij, ndaj edhe është arratisur.

Sali Berisha: Dhe në atë deklaratë, të shkruar në zyrat e Endri Fugës që më duket se… a dini gjë ku është Endri Fuga?
Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit?
A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi.
Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë?
Pra, shkrim i porositur nga Endri Fuga.
Më 4 mars pra deklarata që më anatemonin mua me të gjitha epitetet. KLGJ me një pasion të madh shumë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb