Policia speciale greke po kryen një operacion të madh kundër kontrabandës në stacionet e karburantit në të gjithë Greqinë. Oficerët e policisë kundër Krimit të Organizuar kryen operacione në stacionet e karburantit dhe zonat e magazinimit të karburantit në Atikë, Selanik, Artë, Trikala, Larisa, Katerini, Volos dhe Lakonia.

Sipas informacioneve, policia ka kryer tashmë 15 arrestime. Të arrestuarit pritet të akuzohen për kontrabandë karburanti , evazion fiskal dhe mashtrim të shoferëve duke i mbushur makinat e tyre me më pak karburant nga sa ishte treguar në pompa.

Sipas të njëjtit informacion, në disa nga stacionet e benzinës të inspektuara u gjet softuer që ndërhynte në sistemet e hyrjes-daljes.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: